Transmetuar më 26-06-2015, 08:58

Një grua dhe djali i saj 8 muajsh u gjetën të gjallë katër ditë pas rrëzimit të avionit me të cilin udhëtonin.

Avioni Cessna me të cilin udhëtonin, i nisur nga qyteza kolumbiane e Nuquí dhe i drejtuar për në Quibdo, ishte zhdukur nga radarët, pak pas ngritjes në fluturim më 21 qershor.

Gruaja 19 vjeçare me emrin Nelly Murillo u gjet me disa lëndime të lehta, ndërsa fëmija Yudier Moreno ishte i palënduar. Ata u gjetën në pyll pranë mbetjeve të avionit. Brenda mjetit të lënduar u gjet edhe trupi i pilotit të vdekur./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd