Transmetuar më 26-06-2015, 08:50

Tiranë, 26 qershor 2015, NOA.al- Digjet makina e komandantit të repartit “Shqiponja” në Tiranë. Ndaj të gdhiri automjeti tip benz me targa AA 107 EO është përfshirë nga zjarri, duke bërë që të shkrumbohet i gjithi.

Për shkak të përhapjes së flakëve me shpejtësi, një tjetër mjet që ka qenë i parkuar aty pranë i parkuar, me targa TR 6360 K është djegur gjithashtu.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e ish-Ekspozitës në rrethana ende të paqarta.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndaj mjetit të komandantit të repartit “Shqiponja”. Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për këtë rast, me synim identifikimin dhe kapjen e autorit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd