Transmetuar më 25-06-2015, 23:19

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka shfrytëzuar një urim ndaj kandidatit demokrat Halim Kosova që humbi garën e Tiranës, për të fshikulluar fort ata që i cilëson kriminelë dhe politikanë të korruptuar në Shqipëri.

“Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike. Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur”, – thotë z.Lu.

Letra e plotë:

“I dashur Dr Kosova

Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.

Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.

Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt.

Sinqerisht

Donald Lu”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd