Transmetuar më 25-06-2015, 18:15

“Gati sa nuk volla prej erës së tmerrshme kur hapa kutinë”. Është kjo dëshmia e një prej inspektorëve që merret me kontrollin e ushqimeve që përdoren në restorantet kineze. Brenda kutisë kishte mish të kalbur.

Madje disa copa mishin ishin ngrirë që në vitin 1970. Trafiku i mishit ishte i destinuar për restorantet dhe marketet kineze me një vlerë prej 300 mijë sterlina.

Shumica e tij është transportuar me kamionë jo-frigoriferikë. Sipas autoriteteve, tonelata me mish viçi janë kontrabanduar në Kinë.

Edhe në Shqipëri vijnë nga vende si Argjentina dhe Brazili, sasi të mëdha mishi që ruhet prej shumë vitesh në mjedise gjigante frigoriferike të këtyre vendeve.

Në treg ato shiten me çmim më të lirë por ka raste që shiten edhe bashkë me mishin e freskët vendas me çmimin e këtij të fundit.

Për më tepër shqetësues është dyshimi që këto mishra mund të përdoren edhe në restorantet dhe fast-food-et e vendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd