Transmetuar më 25-06-2015, 17:51

Një skedinë prej dy eurosh rezultoi të ishte fituese të një shume prej më shumë se 1 milionë eurosh, por diçka shkoi keq dhe fituesi nuk u shfaq kurrë për të tërhequr shpërblimin e merituar.

Gjithçka ka ndodhur në Itali, në Monza (Itali). Më 30 prill, ora 12:15 në një kioskë në rrugën “Monza 60” u hodh një skedinë e “Win for Life”, e cila më pas rezultoi të ishte fituese të një shume prej 960 mijë eurosh, të përftueshme në formë rroge për 20 vitet e ardhshme, përveçse 100 mijë euro të tjera në formë kesh.

Por që prej asokohe askush nuk është paraqitur për të tërhequr çmimin, me drejtuesit e kompanisë të cilët mendojnë se diçka fatkeqe mund t’i ketë ndodhur fituesit të tyre.

Spekulimet thonë se fituesit të skedinës, pasi i buzëqeshi fati, mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë e rëndë, ose mund të ketë humbur biletën. Ndërkohë ai ka afat deri më 29 qershor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd