Transmetuar më 25-06-2015, 15:53



Një nismë e veçantë ndodhi sot në një spital të Romës, ku një grup zjarrfikësish vullnetarë kanë takuar nga afër pacientët e vegjël të pediatrisë së spitalit “Bambino Gesu”.
Të veshur si Spiderman dhe Superman, zjarrfikësit, përtej vizitës, dhuruan edhe një shfaqje enkas për vogëlushët duke u lëshuan përmes litarit nga tarraca e spitalit.
Zjarrfikësit, në fillim, përmes një litari, u lëshuan nga tarraca e spitalit drejt e në sallën e lojërave të pavionit, ku më pas shpërndanë për fëmijët edhe dhurata. Kështu ky grup vullnetarësh dhuroi buzëqeshje pa-fund për shumë vogëlushë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





