Transmetuar më 25-06-2015, 15:26

Tiranë, 25 qershor 2015, NOA.al – Partia Bashkimi për të Drejtat  e Njeriut ka deklaruar sot se nuk arriti objektivat e veta elektorale në zgjedhjet e pushtetit vendor të 21 qershorit.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule bëri me dije se para dhe gjatë këtyre zgjedhjeve u gjendën përballë një sulmi të paprecedentë dhe njëkohësisht të paarsyeshëm nga një pjesë e konsiderueshme e medias.

“Në të njëjtën kohe nuk kishim përballë vetëm parti politike apo edhe struktura qeveritare, por edhe struktura shtetërore të cilat në mënyrë antikushtetuese u implikuan në proces dhe ndikuan në rezultatin zgjedhor. Ky fakt duhet të na preokupojë të gjithëve sa jemi sinqerisht të interesuar për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe ato të minoriteteve në veçanti. Veçse kjo nuk mund të eklipsojë përgjegjësitë tona politike”,- tha Dule.

Ai mori përgjegjësi të plotë politike për rezultatin zgjedhor. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd