Transmetuar më 25-06-2015, 13:51

Është bërë i gjallë Ilario D’Agostino, barmeni 29 vjeçar i cili është shpallur i zhdukur prej të enjtes së shkuar në Itali. Ai ka sinjalizuar familjarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

29-vjeçari komunikon duke bërë me dije se ndodhet në Republikën Çeke. Ende ka shumë mister në lidhje me ditët që ai ka kaluar larg shtëpisë.

Në mesazhin e tij Ilario thotë se është rrëmbyer në kryeqytetin e Italisë, në Romë. Ai tregon se është futur në një fugon, ku i kanë vjedhur paratë dhe kartat e telefonit. Në shtetet ku ka kaluar, sipas tij, nuk ka pasur internet, ndaj ai nuk ka mundur të tregojë se ku ndodhet.

Ilario ka sqaruar se më në fund ka mundur të marrë një autobus për në Milano, ndërsa pritet që dot ose nesër të mbërrijë në Itali, ku do të sqarojë gjithçka që ka ndodhur. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd