Transmetuar më 25-06-2015, 13:33

Ishte e lodhur ndërsa dëgjonte që të gjithë i thoshin se kishte një pamje trupore të përsosur, ndaj vendosi që të tregojë se si është e vërteta.

Kimberly Henderson, një këngëtare amerikane, nënë e katër fëmijëve ka postuar një fotografi në Facebook, në të cilën tregon lëkurën e barkut të saj të varur në disa pjesë.

Ajo ka shkruar edhe një koment të gjatë përbri fotos, në të cilën u shpjeguar të gjithëve se pse kishte marrë vendimin tu tregonte njerëzve se si e ka në të vërtetë barkun.

“Të gjithë më bëjnë komplimente, më thonë se kam një fizik të përsosur edhe pasi kam sjellë në jetë 4 fëmijë. Tani vendosa të publikoj këtë foto, e cila është pa fotoshop, sepse unë e pranoj kështu siç është trupi im, edhe pse ai nuk është i përsosur”,- shkruan Kimberly Henderson./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd