Transmetuar më 25-06-2015, 13:26

Bëhet fjalë për kikirikë me çokollatë. Është një recetë shumë e thjeshtë për tu pregatitur dhe tejet e ushqyeshme, pas së cilës fëmijët tuaj do të ‘çmenden’ e do të duan ta konsumojnë përditë.

Për 12 kupa, përbërësit:

180gr çokollatë e zezë

gjalpë kokosi

¼ kupë gjalpë kikiriku

mjaltë

fara chia

fara kerpi ose luledielli

fara lini

Përgatitja:

Në një xhezve vendosni gjalpin e kokosit dhe çokollatën. E vendosni xhezven në një tenxhere me ujë që vlon dhe përzjeni deri sa të shkrijë çokollata.

Në secilën nga kupat vendosni çokollatë të shkrirë dhe i fusni 3 minuta në ngrirje.

Ndërkohë përzieni gjalpin e kikirikut, mjaltin dhe farat në një tas të vogël.

Hiqni kupat nga ngrirja dhe i hidhni përsipër çokollatës që tashmë ka ngrirë, nga përzieria me gjalpin e kikirikut duke i shtypur lehtë me një luge për ti dhënë formë të ngjeshur dhe të sheshtë.

E mbuloni me nga çokollatë të shkrirë dhe i vendosni sërish në ngrirje për rreth 10minuta.

I hiqni nga format dhe i vendosni në një enë qelqi në frigorifer. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd