




Është rënduar gjendja shëndetësore për Bobbi Kristina Brown, të bijën e Whitney Huston, e cila ndodhet në koma prej janarit të shkuar. Nga sot ajo do të transferohet në një ‘hospice’ (bujtinë) ku do do t’i ndërpritet trajtimi mjekësor.
“Falenderojmë të gjithë për mbështetjen dhe lutjet. Tani Bobbi është në duart e Zotit”,- ka shkruar familja në një shënim për mediat.
Në muajin shkurt vajza 22 vjeçare ra në gjendje kome. Nuk dihen ende qartësisht se cilat janë arsyet që e kanë çuar të renë drejt një gjendjeje të tillë.
Ditën e transferimit të saj në hospice është hapur një hetim kundrejt të dashurit të saj, i cili akuzohet se i ka shkaktuar plagë që mund ta kenë çuar më keq drejt gjendjes vegjetale dhe se i ka vjedhur para, kur ajo ishte e pavetëdijshme dhe në koma. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





