
Shijak, 25 qershor 2015, NOA.al – Një burrë i moshës 39-vjeçare është arrestuar në qytetin e Shijakut, pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se ditën e djeshme ka rënë në pranga Ilir Shala, i cili nën kërcënimin e armës tip automatik, ka kanosur bashkëshorten e tij, A.Sh. duke i thënë se do të merrte dy fëmijët e tij të mitur për ti dërguar në Siri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





