
UEFA Champions League nuk do të transmetohet më në kanalet e Supersport dhe në televizionin Klan.
Paketa me pagesë të veçantë Supersport dhe tv kombëtar Klan, e kanë humbur të drejtën e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të UEFA Champions League për tre vitet e ardhshme deri në vitin 2018.
Duke nisur nga sezoni i ri i gushtit, UEFA Champions League do të transmetohet në kanalet e paketës Tring si dhe në televizionin Vizion Plus.
Aktualisht Tring katër kanalet e saj sportive i ka të aksesueshme pa pagesë shtesë nëse je abonent i kanaleve të paketës Tring, madje kanali Sport 1 është i hapur edhe pa abonim sikundër Vizion Plus dhe disa kanale të tjera.
Ndërsa Supersport funksionon si paketë brenda kanaleve të Digitalb dhe për të parë kanalet e saj duhet të paguash më vete.
Nuk dihet nëse edhe Tring do të procedojë në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.
UEFA Champions League është një ndër evenimenet futbollistike më të ndjekura në Shqipëri dhe mbarë Europën. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





