
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Luan Rama, takoi në Spitalin Ushtarak dy punonjësit e policisë të plagosur në Lazarat.
Në një prononcim për mediat pas këtij takimi, z. Luan Rama shprehu ngushëllime për humbjen e jetës në krye të detyrës të punonjësit të Policisë z. Ibrahim Basha, ndërsa shprehu mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit për realizimin e detyrës.
“Sot na kanë qëlluar të gjithëve. Ngushëllime familjes së Ibrahim Bashës.
Sot është një ditë e trishtë për të gjithë ne. Mbështetja për policinë është detyrë e të gjithëve”, tha Rama.
Operacioni në Lazarat, bien në duart e policisë 10 nga 21 të dyshuarit
Dorëzohet një i dyshuar, 400 forca speciale dhe negociatorë të RENEA në Lazarat
Meta: Të dalin para drejtësisë të gjithë shkaktarët e “Lazaratit”
Vritet efektivi i RENEA në Lazarat, Policia: Gati të asgjësojmë autorët
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





