
Ligjvënësit në Kirgizi me shumicë dërmuese kanë votuar në favor të një projektligji i cili do ta kriminalizojë të ashtuquajturën propagandë homoseksuale.
Projektligji mori 90 vota për dhe 2 kundër dhe do të sillet në votim të dytë për miratim dhe më pas do t’i dërgohet presidentit për ta dekretuar.
Në tekstin e projektligjit bëhet thirrje që “propaganda jotrandicionale e marrëdhënieve seksuale” të dënohet deri me një vit burgim dhe thuhet se gazetarët që do të “propagandojnë” për lidhjet homoseksuale do të mbahen përgjegjës.
Ky projektligj është kritikuar nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërkaq organizata Human Rights Watch e ka quajtur “projektligj diskriminues për homoseksualët”.
Në vitin 2013 edhe Rusia kishte miratuar një ligj të ngjashëm kundër propagandës homoseksuale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





