
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta reagoi sonte lidhur me ngjarjen e Lazaratit dhe tha se shpreh solidaritetin e tij për gjithë strukturat e Policisë së Shtetit të cilat siç u shpreh ai, “sot u goditën pabesisht nga dora kriminale duke shkaktuar humbjen e jetës së efektivit të FNSH-së, Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën”.
Gjithashtu z. Meta shpreh solidaritetin me familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës dhe i uron shërim të shpejt të dy efektivëve të tjerë që mbetën të plagosur në këtë aksion.
Kryetari i Kuvendit, kërkon nga gjithë strukturat ligjzbatuese të nxjerrin para drejtësisë të gjithë shkaktarët e këtij akti kriminal dhe terrorist.
Meta u bën thirrje gjithë qytetarëve të ndershëm të Lazaratit të distancohen nga akte dhe grupime të tilla kriminale dhe të mbështesin Policinë e Shtetit në goditjen e këtij grupi kriminal.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





