Transmetuar më 24-06-2015, 19:11

Diane Aulger, nëna e vogëlushes Savannah, donte, me gjithë shpirt, që bashkëshorti i saj Mark Aulger, të mund ta mbante, të paktën një herë, në krah vajzën e tij përpara se të vdiste nga një sëmundje e rëndë.

Në mënyrë që babai i saj ta shihte, Savannah, iu nënshtrua një lindjeje artificiale. Gjithçka u video-regjistrua në mënyrë që Savannah, kur të rritej, ta kishte si kujtim. Videoja me çastet e trishtueshme ka mallëngjyer me miliona njerëz në internet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd