
Ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar, Mark Ahmed, 37 vjeç, u dënua me 17 vite burg, për shkak se abuzoi me një bebe dy vjeçe përpara një ueb-kamere në “Skype”. Por jo vetëm kaq, 37-vjeçari, po përmes “Skype”-it, kishte njohur një grua dhe i kishte kërkuar asaj që të bënin një fëmijë, të cilin gjithashtu thoshte se kërkonte ta dhunonte sikurse bebja dy vjeçe.
37-vjecari pedofil, ishte një “pedofil-serial”, i cili shkëmbente shpesh me kontaktet e tij on-line fotografi të miturish nudo.
Pas arrestimit u zbuluan edhe mesazhet e dërguara gruas që kishte njohur. “Bebja është pak e frikësuar, por me Peppa Pig (i referohet vetes) ajo gjen qetësinë”, shkruante Ahmed për beben dy-vjeçe ndërkohë që gruas që kishte njohur i kërkonte që të bënin fëmijë së bashku.
Ndërkohë, po pas arrestimit, Ahmed rrëfeu se kishte kryer edhe dhunime të tjera ndaj fëmijëve të moshave më të vogla se 13-vjeç. Trupi që po gjykon çështjen e pedofilit, i cili ka tronditur mbarë opinionin publik, shpreson që bebja e dhunuar të jetë në të tillë moshë që kur të rritet të mos mbajë mend atë çka i ndodhi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





