



Frika kaploi pasagjerët e një avioni të linjës Glasgow/Skoci-Turqi. 34 vjeçari Andrew Tosh, një prej pasagjerëve, i hipi avionit totalisht i dehur dhe pak minuta pas nisjes filloi të ngacmojë një prej ndihmëset e pilotit, aq sa ta detyrojë këtë të fundit që ta ulë avionin dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë.
34-vjeçari u arrestua, me pak vështirësi, prej disa agjentësh, të cilët e transportuan më pas për në komisariatin më të afërt.
Ndaj Tosh-it, rëndoi akuza e ngacmimit dhe dhunës seksuale, dehjes dhe kanosjes, akuza për të cilat ai u dënua me nëntë muaj burg.
Nga ana tjetër, kompania e fluturimeve “Thomas Cook Airlines” përmes një komunikate për shtyp ka përgëzuar efikasitetin e sigurisë duke thënë se “përballë situatave të këtilla, ka tolerancë zero dhe për fat të mirë incidente të këtij lloji ndodhin shumë rrallë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





