Transmetuar më 24-06-2015, 16:51

Shpesh na ka ndodhur që dikush të na ulet në kofanon e makinës dhe kjo gjë të na shqetësojë së tepërmi. Tjetër shqetësim është edhe fakti sesi t’u drejtohemi këtyre personave, të cilët duke qëndruar në punët e tyre, përdorin makinat e tjerëve për t’u mbështetur.

Videoja në vazhdim tregon një mësim të mirë pikërisht për këtë tip personash që përdorin makinat e të tjerëve për t’u mbështetur.

Një grua në mes të një bisede me një mikeshën e saj vendos të mbështetet në kofanon e një makine aty pranë. Mësimi që merr është tejet gazmor, por më se i merituar.

Videoja e publikuar më së pari në LiveLeak ka marrë më shumë se 62 mijë shikime ndërkohë që është kthyer në një video-virale në mbarë rrjetin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd