Transmetuar më 24-06-2015, 15:57

Pikat e zeza në fytyrë dhe veçanërisht në zonën e hundës, faqeve dhe ballit janë një shqetësim i vërtetë për shumë persona. E ndërsa pastrimi përmes shtrydhjes është i bezdisshëm, le shenja dhe nuk garanton rezultat shumë të mirë, ekziston një metodë fare e thjeshtë për t’i pastruar.

Gjithashtu duhet të dini se ndër ushqimet e dëmshme që stimulojnë shfaqjen e tyre janë duhani, kafeina, duhani, ushqim me shumë karbohidrate apo yndyrë.

Por një maskë fare e thjeshtë është përmes së bardhës së vezës dhe një kartpecete. Të bardhën e vezës aplikojeni në zonën ku keni problemet me pikat e zeza me anë të një furçe.

Pas kësaj mbi atë zonë vendosni një kartpecetë dhe më tej edhe kartpecetën lyejeni sipër me të bardhë veze. Të bardhën e vezës bashkë me kartpecetën lëreni të veprojë për 30 minuta, do të shikoni që rezultati do të jetë i paparë. Këshillohet që një veprim të tillë ta përsërisni një herë në 15 ditë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd