Transmetuar më 24-06-2015, 15:39

Tiranë, 24 qershor 2015, NOA.al- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë dënon ngjarjen në Lazarat, ku humbi jetën një efektiv i policisë ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Në një qëndrim zyrtar të ambasadës së SHBA ngushëllohet familja e të ndjerit Ibrahim Basha dhe ofrohet mbështetja për familjet e të plagosurve.

Në një qëndrim zyrtar ambasada e SHBA thotë se, “I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha, anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u vranë në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”./a.y/noa.al Vritet një polic në Lazarat, plagosen dy të tjerë. Rama: Ditë zie

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd