
Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë kthjellimet do të jenë dominuese pothuajse në të gjithë territorin e vendit me përjashtim të zonave veriore ku të pranishme do të jenë vranësirat. Pas mesdite do të ketë grumbullim të vranësirave në veri dhe një pjesë të qendrës duke gjeneruar shira lokale. Parashikohet që gjatë pasdites zonat malore të mbeten me vranësira dhe shira, kryesisht pjesa veriore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqitet e gjithë pjesa tjetër e vendit. Kjo situatë e motit do të vijojë edhe gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë 2 ballë.
Europa
Vendet Nordike si edhe vendet e Lindjes do të ndodhen nën ndikimin e vranësirave dhe shirave si pasojë e masave ajrore të freskëta dhe të lagështa me origjinë oqeanike. Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqitet Ballkani verior dhe ai lindor por në këto rajone shirat do të jenë të përkohshëm. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët si rezultat i qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme kontinentale./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





