Transmetuar më 24-06-2015, 14:42

Takimi me kompaninë “Big Apple” është shndërruar në një nxjerrje më të bollshme se kurrë të gjinjve nga këngëtarja e njohur britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora (Sahatçi).

Pamjet që do të shikoni më poshtë nuk këshillohen për moshat e mitura.

Në to dallohet sesi Rita Ora e ka ekzagjeruar shumë zhveshjen duke evidentuar “pa doganë” hiret e saj intime.

Rita njihet si një nga personazhet që bën zgjedhje të rrezikshme në veshje dhe ditën e martë e ka treguar përsëri këtë gjë teksa ka shëtitur rrugëve të nxehta të NewYork-ut.

Këngëtarja ishte e pranishme në një takim me kompaninë "Big Apple" duke zgjedhur një veshje tepër provokuese që nxirrte në pah thuajse plotësisht gjoksin e saj, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja bionde kishte veshur një fustan të zi të shkurtër ku në pjesën anës krahëve ishte çarë, ndërsa dukeshin lirisht gjinjtë pa reçipeta.

“Rita Ora kishte planifikuar një takim për aktivitete e saj muzikore, por veshja e saj e guximshme tërhoqi plotësisht vëmendjen”, komentojnë mediat britanike.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd