Transmetuar më 24-06-2015, 13:57

Tiranë, 24 qershor 2015, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi dy efektivët e policisë së plagosur në Lazarat.

Duke folur nga Spitali Ushtarak në kryeqytet, ai e cilësoi si humbje të madhe vrasjen e efektivit të RENEA, Ibrahim Basha, duke shprehur ngushëllime për familjarët e tij.

“Vizituam dy kolegët e tij të cilët janë me plagë të lehta fatmirësisht dhe jashtë rrezikut, u uroj shërim të shpejtë. Ftoj policinë të marrë të gjitha masat të mos rrezikohen policët e tjerë dhe që autorët të ndëshkohen me forcën e ligjit. Gjithashtu kërkoj të bëhet transparencë mbi çfarë ndodhi. Grupi i goditur ka qenë në skenën e operacionit me një automjet të papërshtatshëm, volkswagen”, deklaroi Basha.

Në vijim ai shprehu keqardhje për qëndrimin e Kryeministrit, duke thënë se njeriu që duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet të bëjë transparencë për këtë ngjarje, bëri politikë dhe sulmoi opozitën.

Ai tha se deklarata e Kryeministrit është e papërgjegjshme, ndërsa shtoi se opozita ka qenë gjithmonë në krah të çdo efektivi të Policisë së Shtetit./a.y/noa.al Vritet një polic në Lazarat, plagosen dy të tjerë. Rama: Ditë zie Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd