Transmetuar më 24-06-2015, 12:09

Një byzylyk që garanton shpëtimin e jetës së njerëzve. Në brendësi të tij janë numrat e telefonit për t’u njoftuar në rast urgjence, alergjitë, intolerancat dhe shumë informacione të tjera për t’i dhënë ndihmën e parë një personi.

Quhet Amyko dhe është një risi e krijuar në Itali, dedikuar kryesisht fëmijëve dhe të moshuarve, në bazë të teknologjisë Nfc, një chip pasiv i cili vihet në kontakt përmes një smartphone ose tableti.

Amyko lindi në një autobus, kur dy krijuesit e saj Filippo Scorza dhe Riccardo Zanini u njohën që të dy në autobus dhe patën ide të ndryshme për të kombinuar.

Riccardo donte të gjente fëmijët jashtë shtëpisë, ndërsa Filippo synonte identifikimin e informacioneve të nevojshme në rast urgjence.

Brenda pak ditësh do të nisë testimi i Amyko, ndërsa më tej pritet nxjerrja në treg e tij./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd