
Tiranë, 24 qershor 2015, NOA.al- Një grua në kryeqytet është vënë në prangat e policisë e akuzuar për dhunë ndaj të shoqit.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë arrestimi i 53 vjeçares Bukurije Muça me banim në Tiranë.
Ajo akuzohet se brenda në banesën e tyre ka dhunuar fizikisht dhe psikoligjikisht bashkëshortin e saj H.B., 63 vjeç, banues në Tiranë.
Shkak për prangosjen e saj u bë denoncimi i 63 vjeçarit, i cili tha në polici se dhuna ishte e përsëritur por se ditën e djeshme ato ishin shtuar, duke e bërë të pamundur përballimin e situatës./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





