Transmetuar më 24-06-2015, 10:32

Tiranë, 24 qershor 2015, NOA.al- Kuvendi shtyn seancën e ditës së nesërme, e enjte 25 qershor. Në një njoftim nga zyra e shtypit të Kuvendit, informohet se ditën e enjte nuk do të zhvillohet seanca plenare, sepse deputetët do punojnë në komisionet e përhershme parlamentare për shqyrtimin dhe përgatitjen e projektligjeve.

Kjo është hera e dytë që Kuvendi shtyn seancën e përjavshme, për shkak të mungesës së deputetëve në komisionet e përhershme parlamentare, si pasojë e përfshirjes në fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 21 qershorit.

Edhe të enjten e kaluar seanca e së enjtes nuk u zhvillua./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd