
Fier, 24 qershor 2015, NOA.al- Një numërues i Partisë Socialiste në Fier në KZAZ nr.57 është sulmuar dhe plagosur nga tre të tjerë.
Si pasojë i kësaj ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm është bllokuar procesi i numërimit të votave për këshillin bashkiak.
Siç raporton NOA.al, i plagosuri është 34 vjeçari Roland Bylyshi, i cili u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, pasi u godit me sende të forta në kokë.
Nga ana e uniformave blu si përgjegjës për ngjarjen u bë shpallja në kërkim e 50 vjeçarit Fatmir Kajolli, e 22 vjeçarit Alban Kajolli dhe e 23 vjeçarit Florim Kajolli, që të tre banues në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier.
Ata akuzohen se rreth orës 01:35, në KZAZ Nr, 57, në shkollën e mesme “Janaq Kilica”, në lagjen “Kastriot”, Fier, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta, për shkak të detyrës numëruesin e subjektit politik PS, Roland Bylyshi, 34 vjeç, banues në fshatin Levan.
Të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje e kryer në bashkëpunim”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





