Transmetuar më 24-06-2015, 08:59

U pushua nga puna sepse ishte shtatzënë. Teri Cumlin, një operatore britanike nga Glasgow në një shoqate bamirëse bëri publik rastin e saj.

Menaxheri i shoqatës “Engage Fundraising” për mbledhjen e fondeve publike ku ajo punonte, Mark Robertson, i kërkoi të abortonte ose në të kundërt do e pushonte nga puna.

“Nëse doni të bëni karrierë duhet të ndërprisni shtatzëninë”, i kishte thënë.

Teri thotë se në ato momente nisi të qante dhe i kishte thënë se e kishte kaluar një abort më herët.

22 vjeçarja refuzoi dhe e gjeti veten pa punë dy muaj para lindjes. Megjithatë ajo e çoi çështjen në gjykatë, duke paditur shefin e saj.

Teri e fitoi çështjen dhe mori 12 mijë sterlina si dëmshpërblim për pushimin e pajustifikuar nga puna dhe për diskriminim./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd