Transmetuar më 24-06-2015, 08:29

Të dhëna të reja nga agjencia për sigurinë kombëtare amerikane (NSA). 007 kanë spiunuar tre presidentët e fundit francez, krahas ministrave, deputetëve dhe diplomatëve.

Është kjo ajo që tregohet nga e përditshmja franceze “Liberation”, duke cituar dokumente sekrete të shpërndara nga Wikileaks.

Nga viti 2006 deri në maj 2012 janë spiunuar Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe presidenti aktual Francois Hollande. Megjithatë Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron mbi Hollande.

Inteligjenca amerikane spiunonte siç dihej prej kohësh aleatët e SHBA, mes tyre edhe liderët francezë të Eliseo.

Mes dokumenteve janë edhe numrat e telefonit dhe celularët e politikanëve francezë. Në këtë mënyrë 007 amerikanë mund të merrnin të dhëna me vlerë në dispozicion. Mes bisedave të përgjuara janë edhe ato të ministrave, ambasadorëve dhe diplomatëve./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd