Transmetuar më 24-06-2015, 08:13

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 24 qershor 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Vota për këshillat, LSI akuzon PS për pazare, garë me PD si forcë e dytë”.

Tituj të tjerë janë; “Erion Veliaj kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës, fiton me një diferencë historike 44 mijë vota”.

“Besnik Mustafaj: Zgjedhjet mesazh për Bashën që të ndryshojë PD”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Këshillat, betejë e fortë PS-LSI”.

Tituj të tjerë janë; “PD humbet bashkitë, por shpall fitoren”.

“Besnik Mustafaj: Basha nuk ka fituar mbështetjen e qytetarëve”.

“LSI: Të përsëriten zgjedhjet në Vorë, pazar në Pogradec”.

“Korçë, vret veten me plumb në zemër shefi i antidrogës”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Këshillat bashkiakë, LSI forca e parë në 9 bashki”.

Tituj të tjerë janë; “Veliaj: Jam shërbëtori juaj. Kosova e uron: Mos na zhgënje”.

“Rama: ASHE fitoi me 1 milionë vota. Basha: Fitore, hap i madh për PD”.

Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Proporcionali, gjysma e kutive. PS 26.18%, PD 18.32%, LSI 16.3%”.

Tituj të tjerë janë; “Plasaritje në të majtë, Luan Rama: PS nuk ishte luajale ndaj nesh në Pogradec”.

“Bashkitë që u ndanë me një grusht vota mbyllen pa incidente”.

“Basha dhe Rama “përplasen” për standardin e zgjedhjeve”.

Lexoni dhe: Basha: Këto zgjedhje ishin kthim prapa për Shqipërinë Rama: Zgjedhjet e 21 qershorit, më të mirat në histori Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “E majta drejt 1 milion votave. Konfirmohen 44 bashki të fituara nga ASHE, 15 nga APPD dhe 1 nga MEGA”.

Tituj të tjerë janë; “Erion Veliaj falenderon rivalin në fjalimin e fitores, Halim Kosova e uron”.

“Rama: Fitorja e thellë na rrit përgjegjësinë”.

“Humbja në Pogradec, LSI flet për pazare”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd