Transmetuar më 23-06-2015, 17:12

Dita e sotme ka qenë tepër e veçantë për artistin Sidrit Bejleri dhe shkak për këtë është bërë një letër e cila e ka përlotur atë.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagram-it, Sidrit ka publikuar një letër të dërguar nga zysha e djalit, në të cilën shkruhej:

"Amad! Fëmija më i zgjuar i grupit. Djali më i ëmbël në klasë. Tani je më rritur dhe flet më bukur dhe i merr shumë seriozisht gjërat. Shumë i vëmendshëm dhe i përqendruar dhe një djalë me të qeshurën si një engjëll. Zysh Ana të uron suksese në shkollë dhe në jetë. Unë e di që ti do të triumfosh dhe do të bëhesh dikush, e meriton sepse kështu është edhe prejardhja jote."

"Bëj më të mirën për vete dhe për vendin tonë, Shqipërinë. Shkëlqe si një yll në çdo vend dhe çdo kohë. Me respekt dhe dashuri zysh Ana."

Bashkangjitur kësaj letre kaq emocionuese, Sidriti ka shkruar: "E si mos të përlotet një prind kur lexon këtë profil për birin e vet 5-vjeçar… Faleminderit zyshave të kopshtit. Faleminderit Amad! Zoti të dashtë."

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd