Transmetuar më 23-06-2015, 16:59

James Horner, kompozitori i muzikës së filmit Titanic, ka vdekur në Kaliforni, në një aksident ajror.
61-vjeçari po udhëtonte me një avion të vogël dyvendësh, kur është rrëzuar në veri të Santa Barbarës, mëngjesin e së hënës.
Fituesi i dy çmimeve Oscar ka punuar me regjisorin James Cameron në tre filma, si dhe në filmat ‘A Beautiful Mind’, ‘Troy’ dhe ‘Apollo 13’.
Aktori dhe regjisori Ron Howard shkroi në Twitter: “Kompozitori brilant James Horner, mik dhe bashkëpunëtor në 7 filma, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident ajror. I qëndroj pranë të afërmve të tij në këto momente”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





