Transmetuar më 23-06-2015, 12:56

Korçë, 23 qershor 2015, NOA.al- Një sherr masiv ka ndodhur në Korçë ku janë dhunuar fizikisht katër persona nga gjashtë të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 22 vjeçarit Muhamet Bedulla, banues në Korçë, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 50 vjeçarin A.B., ndërsa u shpallën në kërkim katër persona të tjerë.

Ata akuzohen se ditën e djeshme në lagjen nr.8 të Korçës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit, kanë goditur me mjete të forta në kokë e pjesë të ndryshme të trupit R.Xh., 33 vjeç, E.B., 30 vjeç, M.J., 23 vjeç dhe O.Xh., 19 vjeç, të katër banues në Korçë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd