Transmetuar më 23-06-2015, 11:23

Vdekje të papritur ka pësuar një djalë i ri në Vlorë pasi gjendej në malin e fshatit Gjorm kur një goditje rrufeje e përshkoi në trup fatalisht.

Policia e Vlorës tha sot se ngjarja ka ndodhur të dielën e zgjedhjeve, në orën 03.00 të mëngjesit, raporton noa.al.

F.S, vjeç 23, banues në fshatin Gjorm, ka qenë duke ruajtur bagëtitë në malin pranë vendbanimit të tij, kur moti me shkreptima dhe rrufe i ka shkaktuar tragjedinë.

“I riu gjendej në vendin e quajtur “Lugu i Xhemalajve” në malin e fshatit Gjorm kur u përball me goditjen e rrufesë që dyshohet se i mori jetën menjëherë”, – thanë burimet policore që shkuan në vendngjarje. /d.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd