Transmetuar më 23-06-2015, 10:39

Karta e tij e identitetit thotë qartësisht se nuk ka moshën që ai tregon. Megjithatë Shin Hyomyung ka një raport të çuditshëm me kohën që kalon.

I riu nga Koreja e Jugut ka lindur në vitin 1989, thënë ndryshe 26 vjeç, por nga pamja e jashtme tregon atë të një fëmije 10 vjeçar, duke bërë që të etiketohet si “Piter Pani” i përjetshëm.

Pikërisht për këtë karakteristikë të tij, në Korenë e Jugut është bërë mjaft i famshëm. Televizionet u interesuan pas rastit të tij dhe ai ka marrë pjesë në një sërë programesh televizive.

Po si ka mundësi që pavarësisht kalimit të kohës, Shin nuk plaket kurrë? Ai është i prekur nga një sëmundje e rrallë e njohur si “Sindromi i Highlander”, e cila e pengon trupin e tij të rritet normalisht./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd