Transmetuar më 23-06-2015, 09:46

Shkodër, 23 qershor 2015, NOA.al- Një person është kanosur me armë nga dy të tjerë, pas një konflikti mes tyre.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e djeshme, ku si përgjegjës për të u bë arrestimi i 27 vjeçarit Ismir Dabati, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Po për të njëjtën ngjarje po ndiqet penalisht në gjendje të lirë 20 vjeçari A.D., me banim në qytetin e Shkodrës.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, dy të rinjtë kanë kanosur me armë zjarri pistoletë të markë Ekol me nr. EU13125753, 23 vjeçarin A.Sh.

Ka qenë denoncimi i të riut shkodran, ai që vuri në lëvizje uniformat blu, të cilat ndaluan njërin nga të dyshuarit, ndërsa po hetojnë në gjendje të lirë të dyshuarin e dytë.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet në ngarkim të Dabatit, i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa në ngarkim të 20 vjeçarit A.D., për veprat penale “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd