Mijëra protestues kanë marshuar te Pallati presidencial në kryeqytetin Erevan në Armeni, për të demonstruar kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.
Pjesëmarrësit kanë improvizuar një protestë me ulje në një shesh në qendër të qytetit, derisa policia speciale e ka bllokuar masën e njerëzve në rrugën për në hapësirën ku gjenden zyrat qeveritare.
Tensionet ishin të larta derisa persona të veshur me rroba civile nisën t’i largojnë gazetarët nga kjo hapësirë.
Organizatorët e demonstratës kanë kërkuar që t’u lejohet lëvizja e lirë nëpër shesh, por policia u ka tërhequr vërejtjen se marshi protestues ishte “joligjor”.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka propozuar që të takohet me një grup të vogël të protestuesve, nëse ata e ndalin marshin, por kjo ofertë ishte refuzuar nga demonstruesit.
Komisioni Rregullator i Shërbimeve Publike në Armeni, javën e kaluar, ka votuar për rritjen e çmimeve të rrymës për 16%. Kjo ishte rritja e tretë e njëpasnjëshme e çmimit në tri vitet e fundit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





