Transmetuar më 23-06-2015, 06:51

Ky është Hyomyung Shin, për të cilin mund të mendoni se është një adoleshent i ulur në krevatin e dhomës së tij.

Por, sipas një burimi në një media online koreane, koreaboo.com, ai është 26- vjeç.

I quajtur Peter Pan-i i Koresë së Jugut, Shin thotë se i ndjek të gjitha kënaqësitë e jetës.

Pi birra, del me vajza, shpenzon orë jashtë në fundjavë, etj.

Por, ai tregon, se ende nuk ka kaluar periudhën e pubertetit, sepse vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur, si “Sindroma Highlander”.

Kjo sindromë bën që trupi të rritet shumë ngadalë në proporcion me moshën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd