


Në Nion të Zvicrës është hedhur ditën e sotme shorti i turit të parë kualifikues të UEFA Europa League.
Ndeshjet e vajtjes do të luhen me 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit do të luhen me 9 korrik 2015.
Vendi ynë përfaqësohet me tre skuadra: Laçi si fitues i Kupës së Shqipërisë, Kukësi si nënkampion në Kategorinë Superiore dhe Partizani si vendi i tretë në Kategorinë Superiore.
Laçi do të përballet me Inter Baku (Azerbajxhan), Kukësi me Torpedon e Zhodzinës (Biellorusi) dhe Partizani me Stromsgodset IF (Norvegji).
Kukësi, shanse reale ndaj bjellorusëve të Torpedos
Fati i buzëqesh Kukësit që në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës për turin e parë eleminator të Europa League, i vendos përballë skuadrën bjelloruse të Torpedo Zhodino. Nënkampionët e vendit mund të ndjehen të cliruar duke qënë se shorti i eleminoi si kundërshtarë skuadrat e forta si Litex Lovech të Bullgarisë, Sherif Tiraspol të Moldavisë, Saint Johnstone të Skocisë dhe Koper i Sllovenisë. I vetmi kundërshtar i lehtë në letër ishte Torpedo dhe goglat e hedhura në Nion u treguan zemërgjerë me Kukësin. Skuadra Bjelloruse ka disa avantazhe krahasuar me nënkampionët tanë, pasi ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri dhe sfida e kthimit në Bjellorusi. Avantazhi më i rëndësishëm është fakti që Torpedo është në aktivitet duke qënë se kampionati Bjellorus ka nisur më 10 prill dhe momentalisht ka përfunduar java e 11 e tij. Por ajo që nuk duhet të trembë Kukësin është fakti se Torpedo Zhodino nuk po kalon një moment të mirë, pasi gjendet në vendin e 12 në klasifikim, me 3 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje ku ka shënuar 9 gola dhe ka pësuar 15. Për më tepër kjo skuadër nuk ka asnjë element në xhiron e kombëtares Bjelloruse teksa ka në përbërje futbollsitë nga Ukraina si dhe vëllain e yllit të futbollit bjellorus Alexandër Hleb, Viacheslav Hleb. Në kampionatin e fundit, Torpedo Zhodino u rendit në vendin e 5, duke fituar të drejtën e pjesëmarjes në Europa League për herë të dytë që nga debutimi në verën e vitit 2010. Pjesëmarja e parë në europë u kosiderua e suksesshme për Torpedon që kaloi turin e parë duke eleminuar Fylkir të Islandës me rezultat të përgjithshëm 6-1, teksa u eleminua më pas nga OFK Beograd me rezultatin e përgjithshëm 2-3.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





