Transmetuar më 22-06-2015, 11:28

Shikonte smartphone gjatë kohës që ecte në rrugë dhe shkruante mesazh, por i ndodhi diçka e papitur.

Një vajzë u bllokua në një pusetë në rrugë pasi rrëshkiti, si pasojë e shpërqendrimit duke kontrolluar telefonin. Adoleshentja sapo kishte dalë nga shkolla dhe as që po shihte se ku po i hidhte këmbët.

Ngjarja në fjalë ndodhi në qyteetin e Mianyang, në provincën kineze të Sichuan. Këmba e së resë ishte shumë e hollë dhe kështu ajo përfundoi mes hekurave të pusetës.

Asaj i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit, duke e nxjerrë prej andej me disa dëmtime të lehta./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd