Transmetuar më 22-06-2015, 10:29

Bulqizë, 22 qershor 2015, NOA.al- Kreu i komisionit dhe sekretari i Qendrës së Votimit numër 1067 në Bulqizë, janë arrestuar.

Ata akuzohen se në fshatin Gjuras kanë rrëmbyer dy kuti të votimit.

Krahas tyre është ndaluar edhe polici i qendrës së votimit.

Partia Demokratike akuzoi LSI-në për tentativën e rrëmbimit të dy kutive të votimit në këtë QV.

Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka, deklaroi se në zonën e Gjurasit, militantë të LSI kanë rrëmbyer kutinë e votimit. “Kutia e votimit po transportohej me furgon, por militantët e LSI i kanë dalë para furgonit, kanë marrë kutinë dhe e kanë futur në një fuoristradë të tyre. Por, militantët e PD e kanë ndaluar fuoristradën”, tha ai.

Ndërkohë, ky incident u cilësua nga nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, si banal./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd