Transmetuar më 22-06-2015, 10:15

Mëmësia ndryshon trurin e femrave dhe reagimin e tyre ndaj hormoneve përgjithmonë. Shkak për këtë është shtimi i estrogjeneve, hormonet seksuale femërore, të cilat gjatë shtatzënisë ndikojnë në zhvillimin e zonave kyçe për sistemin nervor qendror.

Një studim kanadez i drejtuar nga Liisa Galea e universitetit të British Columbia, i prezantuar në Annual Canadian Neuroscience Meeting, ndihmon për të kupuar më mirë nëse terapia hormonale e femrave në menopauzë rrit edhe rrezikun e Alzheimer.

Në studim u pa se një lloj estrogjeni, estradiolo i cili gjendet në moshë të re, ka një sërë dobish, ndërsa estrone, i cili gjendet te persona më në moshë, nuk ka dobi. Tek minjtë u vu re se efektet e estronit variojnë nëse femra është bërë nënë ose jo.

Gjithashtu terapitë hormonale zëvendësuese me në bazë estronet, kanë dobësuar kapacitetin e femrave për të mësuar në moshë të mesme, të cilat ishin bërë nëna, ndërsa ishte përmirësuar tek ato që nuk kishin sjellë në jetë fëmijë.

Një rezultat i cili mund të aplikohet edhe tek qeniet njerëzore, thuhet sipas studiuesve, që nga momenti që hormonet dhe qelizat e trurit të përfshira janë të njëjtat. Kjo gjë shpjegohet me praninë e madhe të estrogjeneve në shtatzëni, qindra herë më të larta se nivelet normale, gjë që mund të degradojë rigjenerimin e qelizave nervore në pjesën e trurit përgjegjëse për memorien dhe orientimin. Si estradolio edhe estronet rrisin prodhimin e qelizave të reja në tru. Por vetëm estradolio kronik rrit në mënyrë të ndjeshme mbijetesën ndaj neuroneve të reja dhe kjo gjë rezultoi se përmirësoi performancën e minjve në memorie dhe orientim./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd