Transmetuar më 22-06-2015, 09:28

Një grua e moshuar shkoi në spital për shkak të dhimbjeve të forta të shkaktuara nga një rrëzim dhe mjekët zbuluan se ajo kishte një fetus të kalcifikuar prej shumë vitesh, i dyshuar prej 50 vitesh.

Fetusi i kalcifikuar u zbulua brenda trupit të së moshuarës nga Kili, falë një radiografie. Fetusi me një peshë prej rreth dy kilogramë, kishte dalë nga mitra e gruas dhe u gjet nga mjekët në aparatin tretës të së moshuarës.

“Një fenomenn shumë i rrallë. Për shkak të moshës së gruas nuk është e këshillueshme që pacientja të operohet për heqjen e fetusit”, tha drejtori i spitalit të Santiago, Margo Vargas Lazo. Gruaja po trajtohet në mënyrë të kujdesshme deri në gjetjen e një zgjidhje./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd