
Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 22 qershor 2015.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Dalin rezultatet. Opozita konsteston. Rama: Zgjedhjet më të ndershme”.
Tituj të tjerë janë; “Sondazhet dhe votat e kutive të para nxjerrin fitues Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë”.
“Zgjedhjet në burg, zbardhen batutat e Mark Frrokut dhe Dritan Dajtit”.
“Trakte në Kurbin, si u votua vetëm me një kandidat”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Rezultatet e para, e majta dhe Erion Veliaj në avantazh”.
Tituj të tjerë janë; “Në burg aty ku zgjedhjet janë thyerje e rutinës”.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “E majta kryeson në jug. Kutitë e para, PD merr Devollin”.
Tituj të tjerë janë; “Himarë, 24 autobusë nga Greqia, Beleri nuk voton”.
“Burgu i Shën Kollit, “mollë sherri” për bashkinë Lezhë”.
Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor, “Zgjedhjet vendore, rezultatet në 100 kutitë e para. Surpriza të majta në Tropojë e Has, e djathta avancon në Përmet, ndërsa Peqini duket se do shkojë bindshëm për kandidatin.”
Tituj të tjerë janë; “Tkurret vota, pjesëmarrje më e ulët në zgjedhje që prej 2007-s”. Lexoni dhe: KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 47.53% “Dita e zgjedhjeve, ja incidentet në të gjithë vendin”.
“Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Mos përligjni zgjedhjet”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “Kutitë e para, e majta në avantazh, demokratët japin sinjale humbje”.
Tituj të tjerë janë; “Ambasadorët vënë rregull në zonën e nxehtë të Vorës.
Gjashtë përfaqësues diplomatikë ndoqën procesin”.
“Gruaja 100 vjeçe nuk mungon në zgjedhje”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





