Transmetuar më 22-06-2015, 02:21

Edmond Themelko është rimandatuar si krytetar i Bashkisë së Pustecit pasi ishte dy mandate të mëparshme kryetar i Pustecit si komunë.

Kandidati i koalicionit të majtë ka grumbulluar 1655 vota, kur janë numëruar gjashtë nga tetë qendra votimi.

Shprehur në përqindje, Themelko ka arritur në 80.15%, një distancë e konsiderueshme, që nuk i rrezikon fitoren, kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe dy qendra votimi.

Rivali i tij, Miallaq Apostollovski ka grumbulluar 410 vota, ose shprehur në përqindje, 19.85%.

Maratona NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd