
Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, falenderon gjithë votuesit.
Mbrëmjen e sotme, pas mbylljes së procesit të votimit, ai shprehu mirënjohje edhe për gjithë numëruesit që do administrojnë rezultatet.
Ai postoi në Facebook, një fotografi nga takimet elektorale ku shkruan, “Faleminderit nga zemra! Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë!”/a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





