Transmetuar më 21-06-2015, 21:04

Ishte 33 vjeç dhe ishte njeriu më i shëndosh në Britaninë e Madhe. Carl Thompson, me peshë 412 kg ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Në një interivistë të dhënë në fillim të vitit 2015, ai kishte thënë se mjekët e kishin paralajmëruar per vdekjen, nëse nuk humbte së paku 285 kilogramë.

Thompson ishte shprehur se konsumonte mesatarisht 10 mijë kalori në ditë dhe se nuk arrinte të hiqte dorë nga asnjë ushqim.

Në muajin maj, kishte bërë një apel për të paralajmëruar rreziqet e mbipeshës, “Mos hani ushqime të dëmshme, ose do përfundoni si unë”.

Një fqinj i të ndjerit tregoi se për të hequr trupin e tij nga banesa u desh ndërhyrja e një skuadre speciale të përbërë nga shumë njerëz./a.y/noa.al

Peshon 412 kg, as lëviz e as lahet dot vetë |FOTO

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd