Transmetuar më 21-06-2015, 19:55

Tiranë, 21 qershor 2015, NOA.al- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova falenderoi votuesit dhe gjithë anëtarët e komisioneve të votimit.

Ai tha se pavarësisht përpjekjeve jo të vogla dhe jo të pakta për manipulim, të dhënat e para flasin për një rezultat pozitiv.

“Të dhënat e para që vijnë nga përfaqësuesit tanë flasin për një rezultat pozitiv në Tiranë. Fitorja jonë e përbashkët, e qytetarëve të Tiranës gjendet në kutitë e votimit. Kemi hyrë në një moment shumë të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve, që është numërimi. I kërkoj numëruesve tanë në Tiranë, burrave e grave, vajzave e djemve, të qëndrojnë, të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që kanë, për ta bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet”, tha Halim Kosova nga selia blu./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd